07 Nëntor 2024

OSBE kërkon zgjidhje të gjendjes humanitare të romëve dhe ashkalive në Plemetin

Prishtinë, 18 tetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Komuna e Obiliqit organizojnë një takim me partnerë vendorë e ndërkombëtarë në lidhje me gjendjen e rëndë të banorëve të ndërtesës për banim social nr. 1 në Plemetin. 

Rreth 180 banorë romë dhe ashkali, ish-persona të zhvendosur, që jetojnë në këtë objekt me 35 banesa përballen me një emergjencë humanitare për shkak të ujërave atmosferikë që po vërshojnë shkallët e objektit dhe po hyjnë në hyrë në mure e tavane të banesave si pasojë e kulmit të dëmtuar, incidenteve të mëhershme të zjarrit, si dhe një sistemi joadekuat të kanalizimit atmosferik dhe të ujërave të zeza.

Takimi mbledh përfaqësues të institucioneve të nivelit lokal dhe qendror, misioneve diplomatike, si dhe organizatave të shoqërisë civile, që të pajtohen mbi hapat konkretë që duhen ndërmarrë për të trajtuar këtë urgjencë. Qëllimi është poashtu që të mblidhen fonde për rindërtimin e kulmit të objektit si zgjidhje afatshkurtër e problemit.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, si dhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, Z. Xhafer Gashi, do të mbajnë fjalimet hyrëse.

Pas tyre do të bëhen prezantime mbi kushtet e jetesës në objektin e banimit social nr. 1 nga  Burim Gërguri, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Obiliqit si dhe Bajrush Berisha, anëtar i Këshillit të Banesave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)