Organizatat që nuk kanë dorëzuar planin e veprimit të Auditimit
Prishtinë, 16 gusht - Në pajtim me Ligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, 05/L-055, neni 23, paragrafi 5, organizatat buxhetore të audituara kanë obligim që ti dorëzojnë Zyrës Kombëtare të Auditimit planin e veprimit se si do ti adresojnë rekomandimet e dhëna në raportin e auditimit.
Organizatat që kanë dështuar të përmbushin obligimin ligjor dhe nuk kanë dorëzuar planet e veprimit për adresimin e rekomandimeve të dhëna në raportet e auditimit për pasqyrat vjetore financiare për vitin 2015, janë:
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik;
Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina ;
Komuna e Dragashit;
Komuna e Parteshit;
Komuna e Mitrovicës Veriore;
Komuna e Zveçanit;
Komuna e Zubin Potokut; dhe
Komuna e Leposaviçit.