07 Nëntor 2024

Organizatat biznesore kërkojnë implementimin e pakos Fiskale 2.0

Prishtinë, 26 shtator - Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare kërkojnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës fillimin e implementimit të gjitha pikave të pakos Fiskale 2.0.

"Ne si organizata kemi investuar kohë dhe mjete të konsiderueshme në përpilimin dhe përgatitjen e pikave të përfshira në këtë pako", thuhet në një deklaratë për media të këtyre organizatave biznesore.

Po ashtu sipas tyre ndërmarrjet prodhuese në Kosovë e kanë planifikuar planin e punës duke u bazuar në zbatimin e kësaj pakoje.

"Andaj, çdo vonesë e mëtutjeshme në zbatimin e kësaj pako nuk është e justifikueshme dhe do të ketë implikime negative në operimin e ndërmarrjeve prodhuese duke i bërë më pak konkurrente në tregun e Kosovës", thuhet me tujte në deklaratë.

Përmes kësaj pakoje, prodhuesit vendore sipas tyre do të jenë të barabartë me prodhuesit e rajonit dhe këto masa do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e prodhimeve ‘Made in Kosova’ në treg, rritje të punësimit si dhe rritje të të hyrave për institucionet e Republikës së Kosovës.

"Kërkojmë që Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave të fillon të implementon këtë pako menjëherë dhe pa ndryshime të mëtutjeshme", theksojnë në fund këto organizata.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)