Orban: Do të inkurajoj biznesin hungarez të investoj në Kosovë
Budapest, 13 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua me homologun e tij, kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Në këtë takim shumë miqësor ndërmjet dy kryeministrave, u rikonfirmua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy shteteve dhe popujve.
Kryeministri Thaçi falënderoj homologun e tij për ndihmën e Hungarisë, me theks të veçantë për njohjen e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës dhe mbështetjen e saj për perspektivën euro-atlantike të Kosovës.
Tani, kryeministri Thaçi theksoj se është momenti i duhur që investitorët e Hungarisë të vinë dhe të investojnë në Kosovë.
Ndërsa kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban premtoj se do të inkurajoj biznesin hungarez për të ardhur dhe për të investuar në Kosovë.
Ishte përfundim i përbashkët se dy vendet dhe populli hungarez dhe ai kosovar duhet të vazhdojnë të intensifikojnë bashkëpunimin dhe këmbimin e përvojave më të mira.