Opozita italianë kërkon daljen nga Eurozona
Romë, 24 korrik - Bace Grilo, kreu i partisë " 5 yjet në Itali" ka akuzuar politikanët vendas se i binden qorrazi Gjermanisë dhe ka kërkuar daljen e Italisë nga eurozona.
Sipas tij e vetmja rrugë që Italia të shpëtojë nga situata aktuale dhe krizës ekonomike është dalja e saj nga eurozona, thuhet në një njoftim të agjencisë gjermane të lajmeve.
Ai me daljen e Italisë nga eurozona kërkon rikthimin e lirës italiane, si të vetmen monedhë vendase.
Italia vendi i tretë për nga ekonomia në Evropë, po përballet me një krizë të gjatë ekonomike për shkak të borxhit prej 2 trilion eurosh.