Opozita: Buxheti për interesa të Thaçit
Prishtinë, 25 mars - Partitë opozitare në Kosovë janë duke kundërshtuar projektbuxhetin e prezantuar nga qeveria në Kuvend.
Sipas tyre ky dokument është hartuar për interesa të ngushta partiake, konkretisht për kryeministrin Hashim Thaçi.
Madje sipas tyre ky propozim rrezikon seriozisht qëndrueshmërinë financiare të shtetit të Kosovës.
Naser Osmani deputet nga LDK, tha se është shume e qartë qe projektbuxheti është ndërtuar për interesa të individëve.
Osmani madje thotë se ky buxhet nuk parashikon rritje të pagave 50 % pasi sipas tij këto rritje nuk janë përfshirë plotësisht në këtë propozim.
Ai më këtë rast kërkoi qe projektbuxheti të mos votohet dhe të kthehet për rishqyrtim në Qeverinë e Kosovës.