16 Nëntor 2024

Oltersi: Kriza politike, dëmton zhvillimin ekonomik të vendit

Prishtinë, 21 tetor - Drejtori i zyrës për Kosovë në Bankën Botërore, Jan-Peter Olters, ka deklaruar se kriza politike që po mbretëron në Kosovë, dëmton zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Ai këto komente i bëri të mërkurën në ligjërat ën publike #UniversumTalks, në Kolegjin Universum. Olters foli për Kosovën dhe mundësitë e saj për zhvillim ekonomik. Ai ka theksuar se Kosova ka një bazë të fortë makro-fiskale dhe e cilësoi si pozitive uljen e normave të interesit nga 14.5% në mesatarisht 8% si dhe normën relativisht të ulët të kredive të këqija. Por ai ka përmendur papunësinë dhe tregun e punës si thembrën e akilit në Kosovë, duke e vlerësuar si shumë shqetësues nivelin e lartë të papunësisë tek të rinjtë, sidomos tek femrat: “Vetëm 5% e femrave të moshës 18-14 janë të punësuara në Kosovë dhe kjo është shumë shqetësuese”, ka th ën ë ai.

Olters ka deklaruar se ka 4 vite që është në Kosovë dhe gjatë gjithë kohës vendi është karakterizuar me kriza politike dhe gjithë energjitë janë fokusuar në zgjidhjen e këtyre krizave në vend se këto energji të fokusoheshin në zhvillim ekonomik. Ai tha se zhvillimi ekonomik është sfidë afatagjatë jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën.

Ai foli për reformat që duhet të bëhen në ekonomi, me theks të veçantë në bujqësi, arsim dhe energjetikë, si parakusht për zhvillim ekonomik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)