Olters sot prezanton objektivat e zhvillimit socio-ekonomik të Kosovës
Përfaqësuesi i Bankës Botërore do të fokusohet në sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova për të përshkruar, përcaktuar, dhe zbatuar një strategji më të gjerë, më afatgjatë, të zhvillimit socio-ekonomik, e cila do të shfrytëzonte plotësisht mundësitë që ekzistojnë në Kosovë - përfshirë këtu një popullsi të re, të arsimuar, dhe sipërmarrëse, burimet natyrore, afërsinë e një tregu shumë të madh të konsumit dhe stabilitetin politiko-ekonomik të siguruar nga perspektiva e integrimit në BE.