Oliver Hart dhe Bengt Homstrom fitojn Çmimin Nobel për Ekonomi
Stokholm, 10 tetor - Ekonomistët Oliver Hart dhe Bengt Homstrom kanë fituar Çmimin Nobel për Ekonomi për këtë vit, për kontributin e tyre për teorinë e kontratës.
Juria e Akademisë Mbretërore të Suedisë për Shkencë, ka thënë sot se puna e dy ekonomistëve paraqet një themel për hartimin e politikave dhe institucioneve në shumë fusha, përfshirë falimentimin dhe kushtetutat politike.
Hart dhe Homstrom kanë analizuar gjëra të tilla si pagat e bazuara në performancë për drejtuesit më të lartë dhe aktivitetet në procesin e privatizimit në sektorin publik.