OKB-së i duhen miliarda të tjera për ndihmë humanitare
New York, 15 korrik - Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje shteteve anëtare që të mbushin arkat e organizatës për ndihmën humanitare.
Mungojnë pesë miliardë dollarë për të mbështetur rreth 53 milionë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë në botë, tha i ngarkuari i OKB-së për ndihmën urgjente, John Holmes në Nju-Jork.
Sipas tij nevoja për ndihmë humanitare u rrit shumë nëpërmjet tërmetit katastrofal në Haiti vitin e kaluar dhe krizave në Afrikë.