07 Maj 2024

OKB parashikon shtim të rrezikut të uljes së ekonomisë globale

Gjenevë, 3 dhjetor - OKB-ja publikoi më 1 dhjetor raportin "Situata dhe parashikimi i ekonomisë botërore në vitin 2012", ku thuhet se në vitin 2011 prirja e rritjes së ekonomisë globale u ngadalësua dhe do të shtohet rreziku i uljes ekonomike në vendet e zhvilluara kryesore, duke penguar rritjen ekonomike në vendet e tjera.

Në këtë raport të publikuar nga Programi i Çështjeve Ekonomike dhe Shoqërore i OKB-së, thuhet se, me përqindjen e lartë të papunësisë, krizën e borxhit në Eurozonë dhe politikën e shtrënguar financiare në vendet e zhvilluara, shpejtësia e rritjes së ekonomisë botërore u ngadalësua dhe është rritur mundësia e përsëritjes së recesionit ekonomik.

Sipas raportit, në vitin 2012 ekonomia botërore do të vazhdojë rritjen e ngadalshme ose do të ketë rënie.

Në raport parashikohet se vëllimi i përgjithshëm i prodhimit botëror në vitin 2012 do të rritet 2.6 për qind, 2.8 për qind më pak se në vitin 2011 dhe 4 për qind më pak se në 2010-n.

Në raport u bëhet thirrje qeverive të vendeve të zhvilluara të mos zbatojnë politika të shtrënguara financiare, dhe njëkohësisht i këshillohet komunitetit ndërkombëtar të forcojë bashkërëndimin dhe të marrë masa të mëtejshme stimulimi e të shtojë investimet në fushat e ndërtimit të inflastrukturës, të efikasitetit të përdorimit të energjisë, të ofrimit të energjisë së vazhdueshme, të sigurisë ushqimore etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)