25 Dhjetor 2024

OKB parashikon që ekonomia botërore do të rritet me 4.7 për qind

New York, 19 mars - Një raport i fundit i OKB-së parashikon një rritje më të madhe të ekonomisë botërore gjatë vitit 2021 se sa parashikimet e mëparshme.

Megjithë rritjen të ndikuar kryesisht nga ekonomia e Shteteve të Bashkuara, ekspertët theksojnë se duhet ende punë për rimëkëmbjen e plotë nga dëmet e shkaktuara nga pandemia COVID-19.

OKB-ja parashikon që ekonomia botërore do të rritet me 4.7 për qind, falë një zhvillimi më të madh nga ai që pritej në Shtetet e Bashkuara.

Rritje bazohet tek pritshmëria e shtimit të konsumit në Shtetet e Bashkuara, përparimi në shpërndarjen e vaksinës dhe paketa e ndihmës ekonomike.

Richard Kozul-Wright, Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin

“Ne kemi ngritur parashikimin tonë për ekonominë botërore. Një pjesë e madhe ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara. Paketa e ndihmës ekonomike do të ketë ndikim të fortë pozitiv në ekonominë amerikane së bashku me vaksinimin e suksesshëm. Ne parashikojmë rritje prej 1.9 për qind mbi atë që kishim parashikuar për ekonomisë amerikane”, tha drejtori i divizionit për globalizimin dhe strategjitë e zhvillimit në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin, Richard Kozul-Wright.

Por rimëkëmbja aktuale nuk nënkupton kapërcimin e krizës së shkaktuar nga pandemia, sidomos për vendet që janë në zhvillim.

“Raporti parashikon rritje të Prodhimi i Përgjithshëm Bruto për këtë vit pak më shumë sesa ishte para krizës, por nëse marrim parasysh faktin se ekonomia botërore ishte në rritje para pandemisë, pritet një hendek prej 5 për qind në 2021. Kjo nënkupton që edhe me rritjen aktuale të nxitur kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina, ekonomia botërore do të jetë nën 5 për qind krahasuar me nivelin që do të kishte para pandemi. Kjo nënkupton që kriza ende është serioze dhe rimëkëmbja nuk ka përfunduar”, thotë Nelson Barbosa, profesor i ekonomisë në Universitetin e Brazilias, bashkëautor i raportit .

Ekspertët ngrenë shqetësimin për dështimin e multilateralizmit gjatë forumit të G-20, pabarazitë lidhur me shpërndarjen e vaksinave dhe pabarazitë tjera që janë përkeqësuar edhe më shumë gjatë pandemisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)