OKB paralajmëron për mungesë ushqimi në Aleppo
New York, 10 nëntor - Organizata e Kombëve të Bashkuara (OKB) thotë se racionet e fundit ushqimore në dispozicion janë dorëzuar në qytetin e Aleppo, ku një çerek million njerëz janë rrethuar nga forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga sulmet ajrore të Rusisë.
Kreu i task forcës humanitare të OKB-së për Sirinë, Jan Egeland, u tha gazetarëve se nuk do ytë ketë ushqim për të shpërndarë në pjesën lindore të qytetit që kontrollohet nga rebelët, javën e ardhshme, nëse nuk do të ketë rifurnizim.
Konvojet e OKB-së nuk kanë arritur deri në lindje të Aleppos që nga korriku, kur forcat qeveritare ndërprenë rrugën e fundit të furnizmit
Njoftimet që I kemi tani nga brenda Aleppos Lindore janë se racionet e fundit të ushqimit janë shpërndarë, tha Egeland në Gjenevë. Është një situatë e tmerrshme.
Egeland tha se shpreson se do të arrihet një marrëveshje me qeverinë e Sirisë dhe me grupet rebele për të lejuar shpërndarjen e ushqimit dhe të barnave si dhe do të mundësojnë evakukimet mjekësore dhe qasjen për punonjësit shëndetësorë.
Besoj se do të arrijmë që të ndalim urinë massive këtë dimër, tha ai.