18 Nëntor 2024

OKB paralajmëron mbi krizën ushqimore në Somali

New York, 3 maj -  OKB ka paralajmëruar mbi pasojat e luftës dhe të thatësirës në Somali e cila në shumë zona të vendit ka marrë jetën e mijëra personave gjatë luftimeve me grupin Shabab.

Sipas një njoftimi të agjencisë franceze të lajmeve, organizata FAO e varur nga OKB, ka paralajmëruar mbi mundësinë e krizës ushqimore në Somali e cila do të jetë pasojë e luftërave dhe e thatësirës në këtë vend.

Ky organ i OKB në raportin e tij thotë se në Somali më shumë se 850 mijë persona kanë nevojë të shpejtë për ndihma ushqimore pasi mungesa e reshjeve ka çuar në shtimin e çmimit të produkteve bujqësore gjë e cila ka cënuar seriozisht sigurinë ushqimore në këtë vend.

Nga ana tjetër luftimet mes ushtarëve të Ligës Afrikane dhe të Somalisë me pjesëtarët e grupit Shabab janë përshkallëzuar dhe këto luftime janë bërë shkak që 200 mijë fëmijë të përballen me kequshqimin.

Somalia në vitin 2011 ka përballur një thatësirë tepër të rëndë e cila ndikoi në jetën e 11 milion personave dhe për pasojë jugu i këtij vendi u përfshi nga lufta.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)