OKB paralajmëron botën për recesion
New York, 20 dhjetor - Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shumë vende mund të hyjnë në procesin e recensionit.
OKB në raportin Situata dhe Perspektiva për Ekonominë Botërore në vitin 2013 (WESP) shpreh shqetësimet për ecurinë e ekonomisë botërore dhe paralajmëron se shumë vend mund të hyjnë në recension.
Disa vende evropiane momentalisht ndodhen në recension, thotë raporti, ndërsa nënvizon se një faktor i rëndësishëm për zgjidhjen e këtij problemi është koordinimi ndërkombëtar.
Sipas raportit zhvillimi i ekonomisë botërore në vitin 2012 është realizuar poshtë parashikimeve dhe ky stanjacion do të vazhdojë edhe në dy vitet e ardhshme.
Rritjen në ekonominë globale për vitin 2013 raporti e parashikon të jetë 2,4%, kurse në për vitin 2014 rritja pritet të jetë 3,2%.
Kryetari i grupit që ka përgatitur këtë raport, Robert Vos, thotë se për të zgjidhur problemin e papunësisë që ka lindur pas krizës ekonomike të 2008-s ka nevojë për një kohë më të madhe se 5 vjet.
Kriza ekonomike në Evropë, humnera financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ngadalësimi i ritmit të rritjes ekonomike në Kinë mund të jetë shkaktarët e një krize të re globale, thekson Vos dhe shton: Secili prej këtyre risqeve mund ta reduktojë prodhimin global në nivelin 1-3%.
Rënia e kërkesës së vendeve në zhvillim ndikojnë negativisht ekonomitë amerikane, japoneze dhe evropiane. Madje rënie të kërkesës kemi edhe Kinë. Gjendjen aktuale ekonomike e përballojnë mirë edhe vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave, por në procesin e mëvonshëm edhe këto vende do të kalojnë disa vështirësi, nënvizon raporti i OKB-së.
Raporti thekson domosdoshmërinë e ndryshimeve në politikat ekonomike, duke vendosur si kusht sigurimin e vendeve të reja të punës.
Politikat financiare nuk duhen menduar si rekomandime për zgjidhje afatshkurtra, por si zgjidhje afatmesme, thotë raporti dhe nënvizon rëndësinë që ka përgatitja e politikave monetare me bashkëpunim ndërkombëtar.