16 Nëntor 2024

OKB miraton rezolutë për ristrukturime të borxheve për Ukrainën

New York, 11 shtator - Kombet e Bashkuara, kanë votuar për një kornizë të re, në nivel ndërkombëtarë, për ristrukturimin e borxheve të shteteve, duke pasur për qëllim, largimin e rasteve si Argjentina, e cila ka një luftë ligjore, të ashpër, me kreditorë.

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka tërhequr vërejtjen e lufta e Argjentinës, me fonde të ndryshme të kreditorëve, mund të ketë efekt edhe tek vendet tjera, të cilat po përpiqen me borxhe të rënda.

Një problem të ngjashëm e ka edhe Ukraina, e cila është duke hasur në vështirësi në gjetjen e kreditorëve, për uljen e borxheve.

Rezoluta është aprovuar nga 136 vende anëtare të OKB-ës, por është kundërshtuar nga SHBA-ja, Gjermania, Japonia dhe Britania e Madhe, duke potencuar të drejtën e vendeve për ristrukturimi të borxheve, si çështje e “ burimeve të fundit.”

Nga këto vende është kërkuar që duhet adaptimit i parimeve, të cilat mbrojnë shtetet sovrane nga kreditorët, të cilët refuzojnë të shkojnë së bashku në procedura të ristrukturimit me ato, shtete të cilat kanë marrëveshje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)