OKB miraton buxhetin e vitit të ardhshëm prej 5.5 miliardë euro
New York, 28 dhjetor - Asamblea e Përgjithshme e Organizatës së Kombëve të Bashkuara miratuar buxhetin prej 5 miliardë e gjysme për vitin e ardhshëm.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters nga New Yorku, ky buxhet i cili u miratua ditën e premte, nëse krahasohet me buxhetin e dy viteve të kaluara, është reduktuar për 1 % dhe gjithashtu janë eliminuar 221 vende të punës të shërbimit administrativ gjatë një viti.
Grupi i vendeve enë zhvillimi i njohur si grupi 77, ka shprehur shqetësim në lidhje me politikat shtrënguese të buxhetit të OKB dhe ndikimin e tij tek anëtarët e këtij grupi. Buxheti i vitit aktual i OKB kishte paraparë një kosto prej 7 miliardë dollarësh për operacionet paqeruajtëse të OKB.
Në buxhetin e vitit 2014-2015, nuk janë përfshirë fonde për agjenci të tilla si UNICEF, Organizata ndërkombëtare e ushqimit apo UNHCR, sepse këto organizata furnizohen nga kontributet vullnetare të anëtarëve të OKB.