OKB: Më se 5 miliardë njerëz pa sigurim social
New York, 28 tetor - Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, dy të tretat e popullsisë botërore jetojnë pa sigurim social.
Raporti thotë se 5.1 miliardë njerëz, prej 7 miliardëve sa ka njerëz në botë, nuk gëzojnë sigurim social përkatës ose mbrojtje sociale, ndërsa vetëm afro 15% e të papunëve në botë, marrin marrin ndonjë formë të ndihmës.
Mëtutje, raporti i titulluar Baza Mbrojtëse Sociale për Globalizim Korrekt dhe Gjithpërfshirës, thotë se përhapja më e madhe e përfitimeve do ta nxiste rritjen ekonomike dhe do ti ulte tensionet sociale.