OKB: Lufta kundër urisë në botë po ngadalësohet
New York, 10 tetor - Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimit dhe Bujqësinë (FAO) njoftoi për një rishikim të të dhënave mbi numrin e njerëzve të uritur në botë, të paraqitura në raportin mbi sigurinë e ushqimit.
Në vitin 2009 Organizata raportoi se numri i njerëzve të uritur përbënte 1 miliard në botë. Ndërsa tani agjencia ka korrigjuar këtë shifër deri në 870 milionë njerëz.
OKB-ja paralajmëroi gjithashtu se lufta kundër urisë në botë po ngadalësohet, duke theksuar gjithashtu se numri i njerëzve të uritur në botë është ulur në dy dekadat e fundit.
Për të dhënat jo të sakta FAO fajëson të metat e metodologjisë dhe informacionin e paktë rreth kësaj temë.