16 Nëntor 2024

OKB kërkon më shumë investime për barazinë gjinore

New York, 15 korrik - Programi i Grave i OKB-së dhe Banka Botërore organizuan të martën në kryeqytetin e Etiopisë Adis-Abeba Forumin e Financimit për Barazinë Gjinore.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun dhe presidenti i Bankës Botërore Kim Jim Yong i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të shtojë investimet për barazinë gjinore.

Ban Ki Mun tha se tani vetëm 10 % e ndihmës zyrtare për zhvillimin përdoret për çështjen e grave, ndërsa për shumë projekte lidhur me barazinë gjinore mungojnë fondet.

Ban vuri në dukje se për të realizuar zhvillimin e vazhdueshëm e të barabartë, situata e tanishme duhet të ndryshojë.

Presidenti i Bankës Botërore Kim Jim Yong u shpreh se bashkësia ndërkombëtare ka arritur përparime në përmirësimin e arsimit dhe uljes së vdekshmërisë së nënave, por nuk ka pasur rezultate në arritjen e barazisë gjinore në fushat e pasurisë, të të ardhurave dhe të punësimit.

Yong theksoi që vetëm nëse arrihet barazia gjinore në punësim dhe të ardhura, ka shpresa për realizimin e objektivit të zhdukjes së varfërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)