OKB kërkon 6.5 miliardë dollarë për sirianët
New York, 17 dhjetor - Kombet e Bashkuara po kërkojnë 6.5 miliardë dollarë ndihmë për të ndihmuar miliona sirianët e detyruar që të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve që zgjasin prej më shumë se dy vjetësh.
Valerie Amos, kryetarja e shërbimeve humanitare të OKB-së tha se 2.3 miliardë nga kjo shumë do të shërbente për të shpërngulurit në Siri. Pjesa tjetër është e nevojshme për refugjatët sirianë në Turqi, Liban dhe vende të tjera të rajonit.
Sipas shifrave të OKB-së, rreth 40 për qind e popullsisë siriane është detyruar të braktisë shtëpitë nga luftimet.
Kombet e Bashkuara kishin kërkuar 4.4 miliardë dollarë për të ndihmuar sirianët vitin e kaluar, por thotë se ka siguruar vetëm 2 të tretat e asaj shume nga dhuruesit.