OKB kërkon 4,4 miliardë dollarë ndihma për Sirinë
New York, 8 qershor - Kombet e Bashkuara bënë sot thirrje për një shumë rekord prej 4.4 miliardë dollarësh për të ndihmuar operacionet në Siri dhe në vendet fqinje, duke vlerësuar se afër 7 milionë sirianë janë në nevojë për ndihmë urgjente.
Fondet do të përdoren për të ndihmuar sirianët e zhvendosur brenda Sirisë nga lufta civile në vazhdim, si dhe për refugjatët sirianë në Jordani, Liban, Turqi dhe Irak.