OKB kërkon 4.4 miliardë dollarë kundër krizësë së urisë
New York, 23 shkurt - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së António Guterres tha të mërkurën se në Sudanin e Jugut, Somali, Jemen dhe Nigeri ka mbi 20 milionë persona që përballen me krizën e urisë dhe për këtë duhet 4.4 miliardë dollarë amerikanë financime urgjente.
Guterres tha në një konferencë për shtyp se në disa zona të Sudanit të Jugut ka shpërthyer kriza e urisë dhe afro 5 milionë persona kanë nevojë urgjente për ushqim.
Në Nigerinë Verilindore, afro 5.1 milionë persona përballen me mungesën e ushqimit dhe rreth 500 mijë fëmijë janë në gjendje të dobët.
Guterres nënvizoi se kriza e ushqimit vjen nga konfliktet dhe palët duhet të zbatojnë ligjin ndërkombëtar dhe të ofrojnë mundësi për qasjen e ekipeve të shpëtimit në këto zona.
Ai gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ofrojë përkrahje të plotë për armëpushimin si dhe të ofrojë fondet e nevojshme të ndihmës.