17 Nëntor 2024

OKB kërkon 111 milionë dollarë fond humanitare për Korenë e Veriut

New York, 9 prill - Zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara është duke bërë thirrje për fonde urgjente rreth 111 milionë dollarësh amerikanë për operacionet e saj humanitare në Korenë e Veriut.

Zyra e Koordinuesit të OKB-së në Korenë e Veriut ka paraqitur kërkesë, duke thënë se paratë nevojiten me urgjencë për aktivitete humanitare në ushqim, bujqësi, shëndetësi, ujë dhe kanalizime.

Zyra humanitare e OKB-së ka përshkruar gjëndjen humanitare në Korenë e Veriut si të heshtur dhe të keqfinancuar, duke thënë se miliona njerëz kanë nevojë për financime të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)