OKB-ja kërkon për ndihma 5,7 miliardë euro
Gjenevë, 1 dhjetor - Kombet e Bashkuara kërkuan prej bashkësisë ndërkombëtare për 2011-ën një shumë të re rekord prej 5,7 miliardë eurosh për të përballuar katastrofat më të mëdha humanitare.
Zëri më i madh është me 1,2 miliardë euro Sudani, i ndjekur nga Haiti me rreth 690 milionë euro, bëri të ditur bashkërenduesja e ndihmës për emergjencat Valerie Amos në Gjenevë.
Gjithsej me anë të ndihmave do të mbështeten rreth 50 milionë vetë në 28 shtete.