OKB: Emigrantët, arteri kryesor i jetës së vendeve në zhvillim
New York, 21 maj - OKB-ja për emigrantët ka bërë vlerësimin se ata janë arteri kryesor i jetës së vendeve në zhvillim.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon është shprehur se nëpër vendet e zhvilluara jetojnë 214 milionë emigrantë dhe se ata i dërgojnë vendeve të tyre 300 miliardë dollarë në vit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon i cili foli në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara me temë Emigrimi dhe Zhvillimi, tha se emigrantët që jetojnë nëpër vendet e zhvilluara dërgojnë vazhdimisht lekë për pjesëtarët e familjeve të tyre që jetojnë nëpër vendet nga ata kanë emigruar, dhe kjo bën që ekonomia të jetë e freskët.
Ai vuri në dukje se kontributi për vendet në zhvillim nga kjo anë në përgjithësi shpërfillet dhe tha se në të kundërt me mbresën e lënë tek vendet e zhvilluara, emigrantët kontribuojnë edhe në ekonominë e vendeve që jetojnë.
Kurse Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Joseph Deiss, duke vënë në dukje se numri i emigrantëve nëpër botë sa vjen dhe po rritet, këshilloi që bota emigrimin duhet ta shndërrojë në një fuqi më pozitive për zhvillimin ekonomik.