OKB: Ekonomia e gjelbër do të luajë rol më aktiv
New York, 5 qershor - Në prag të Ditës Botërore të Mjedisit, Programi i Mjedisit i Kombeve të Bashkuara publikoi rezultatet e një sondazhi, sipas të cilit, në krahasim me mënyrat tradicionale të zhvillimit të ekonomisë, ekonomia e gjelbër do të luajë rol më aktiv për nxitjen e ekonomisë, të zhvillimit shoqëror, të mbrojtjes së mjedisit etj.
Në një deklaratë të publikuar nga Programi i Mjedisit i OKB-së thuhet se sondazhi është organizuar bashkërisht nga Programi i Mjedisit dhe organizata ndërkombëtare Projekti i ripërtëritjes dhe në të kanë marrë pjesë 170 mijë konsumatorë nga 17 vende të botës.
Zv.sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe drejtori ekzekutiv i Programit të Mjedisit Achim Steiner tha se ky sondazh tregon nivelin e përkrahjes së qytetarëve ndaj ekonomisë së gjelbër.
Ai u shpreh se ekonomia e gjelbër nuk është një mënyrë e përkohshme, por një rrugë e domosdoshme për zhvillimin e vazhdueshëm të njerëzimit në të ardhmen.