OKB: Ekonomia botërore do të rritet me 2.4 për qind në 2016
New York, 13 maj - Kombet e Bashkuara vlerësojnë se Prodhimi i Brendshëm Bruto Global do të rritet këtë vit me 2.4 për qind, me të njëjtin ritëm si vitin dhe kaluar, për shkak se ekonomia botërore mbetet e dobët.
OKB-ja thekson në raportin në \'Situata Botërore Ekonomike dhe Perspektivat\' se dobësia e vazhdueshme e kërkesës agregate nga ekonomitë e zhvilluara po zvarrit rritjen globale.
Ndërkohë, OKB-ja parashikon që ekonomia e Kinës do të rritet me 6.4 për qind këtë vit dhe 6.5 për qind në vitin 2017, në përputhje me objektivin e qeverisë kineze.