OKB dhe BE bashkohen kundër krizës së ushqimit
Gjenevë, 24 maj - Agjencitë e OKB-së dhe të BE-së nisën të hënën një rrjet të përbashkët kundër krizës së ushqimit, tha zëdhënësi i OKB-së.
Rrjeti Global për Pasigurinë Ushqimore, Përgjigja ndaj Reduktimit të Rrezikut dhe Krizave të Ushqimit nisi në Stamboll nga Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë (FAO), Programi Botëror i Ushqimit (WFP) si dhe BE-ja.
Ai do të nxjerrë raporte në bazë të analizave të hollësishme dhe do të mundësojë në kohë reale mundësitë e përgjigjeve, tha Stephane Dujarric.
Rrjeti Global do të hapë rrugën për shtimin e ndikimit të përgjigjeve të ardhshme ndaj krizës ushqimore në nivel global duke nxjerrë rregullisht raporte të përbashkëta në kohë reale.
Për më tepër, Rrjeti do të përmirësojë marrjen e mësimeve nga krizat e mëparshme dhe do të rrisë nivelet e transparencës dhe të disponueshmërisë së analizave ttë rëndësishme të kërkesave globale.