06 Maj 2024

OKB: Çdo vit bota shpenzon 70 miliardë dollarë për armatim

New York, 5 korrik - Çdo vit në botë shpenzohen afërsisht 70 miliardë dollarë për armatim.

Kombet e Bashkuara dhe organizatat e shoqërive civile në Nju-Jork janë duke negociuar mbi Marrëveshjen e Tregtisë me Armë me qëllim të formimit një baze ligjore.

Mes OKB-së dhe shoqërive civile është duke u negociuar për tu arritur në marrëveshje mbi kufizimin e tregtisë së armëve.

Shoqëritë civile, të cilat mbrojnë qëndrimin se luftërat dhe konfliktet e armatosura janë të lidhura drejtpërdrejtë me tregtinë e armëve, i dorëzuan Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun nënshkrimet e mbledhura nga të katër anët e botës.

Ndërkaq Sekretari Ban u bëri thirrje vendeve anëtare që të bëjnë përpjekje që tregtinë me armë ta bëjnë me një kontratë detyruese.

Sekretari Ban Ki-Mun gjithashtu tha se tregtia e jashtëligjshme me armë është shkaktarë i luftërave civile dhe i destabilitetit rajonal dhe se kjo vetëm forcon organizatat kriminale dhe terroriste.

“Sot bota është armatosur tepër, përballë kësaj nuk investohet mjaftë për paqe”, u shpreh Sekretari Ban dhe shtoi se kjo gjendje është e papranueshme.

Pritet që pas këtyre pazarllëqeve që do të vazhdojnë deri më 27 korrik të arrihet në marrëveshje mbi një dokument të rëndësishëm që tregtia me armë të varet nga disa rregulla.

Ndërkaq Uashingtoni kërkon që nga kjo marrëveshje të përjashtohen nenet me anë të cilave ndalohet tregtia e materialeve shpërthyese, ndërsa Kina kërkon përjashtimin e neneve që ndalojnë tregtinë me armë të lehta. Ndërkaq vendet e Evropës me në krye Turqinë janë duke bërë përpjekje që tregtia me armë të jetë më transparente.

Sipas burimeve të OKB-së 40% të tregtisë botërore me armë gjendet në duart e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Anglia, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia zënë vend në mesin e tregtarëve të rëndësishëm të armëve në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)