16 Nëntor 2024

OKB: Bie numri i njerëzve të uritur

New York, 27 maj - Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se numri i njerëzve të uritur në botë ka rënë në 795 milionë, pavarësisht fatkeqësive natyrore, konflikteve të vazhdueshme dhe varfërisë.

Tri agjenci për ushqim të OKB-së kanë thënë sot se Azia Lindore dhe Amerika Latine kanë treguar përparimin më të madh në zvogëlimin e urisë.

Në raportin vjetor Gjendja e Pasigurisë së Ushqimit, agjencitë me seli në Romë kanë vlerësuar se shumica e vendeve të monitoruara, 72 nga 129 sosh, kanë arritur Objektivat e Mijëvjeçarit të OKB-së për përgjysmim të kequshqyerjes në vitin 2015.

“Kjo tregon se ne mund ta eleminojmë kequshqyrejen”, ka thënë shefi i Agjencisë për Ushqim dhe Bujqësi, Jose Graziano da Silva.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)