OKB, 50 milion dollarë në ndihmë humanitare për vendet në nevojë
New York, 17 gusht - Fondi Qendror i Emergjencave i OKB-së u akordoi gjashtë vendeve të martën, ndihma humanitare me vlerë prej 50 milionë dollarësh.
Midis vendeve që përfitojnë janë Republika e Afrikës Qendrore, Kango (Kishasa) dhe Jemeni.
Zv./zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq tha afro dy milionë njerëz do të përfitojnë nga kjo ndihmë.
Ndër to, 35 milionë dollarë do të përdoren në zonët e Afrikës Qendrore të porsadalë nga lufta, trazira, mungesa e ushqimeve dhe mbizotërimi i sëmundjeve.
Përveç këtyre, ky fond i OKB-së do t\'i shkojë përkatësisht Jemenit dhe Eritreas, përkatësisht 13 milionë dhe 2 milionë dollarë ndihma humanitare.