19 Nëntor 2024

Ofrohet mbështetje në luftë kundër krimit ekonomikë

Prishtinë, 10 shtator - I kryesuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot u mbajt takimi i përbashkët i krerëve apo dhe përfaqësuesve të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, Gjykatës Supreme të Kosovës, Policisë së Kosovës, Ministrisë së Financave, Agjencisë Kundër Korrupsionit, Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bankës Qendrore,  Njësia e Inteligjencës Financiare etj., me z. Gery Hyde, përfaqësues i Thesarit Amerikan, ku u diskutua për sfidat e institucioneve gjegjëse në luftimin e krimit ekonomik.

Zëvendëskryeministri Kuçi tha se luftimi i kriminalitetit ekonomik është një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, andaj kërkoi që të ketë koordinim më të mirë ndërinstitucional, gjithnjë duke ruajtur pavarësinë e institucione përkatëse, në konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së fituar me vepër penale.

Në të njëjtën frymë, u kërkua nga të gjithë të pranishmit përshirë edhe nga Zëvendëskryeministri Kuçi që konfiskimi i pasurisë së fituar me vepër penale të caktohet si prioritet i të gjitha institucioneve.

Gery Hyde nga Thesari Amerikan, prezantoi punën dhe metodat që përdorin institucionet amerikane në konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale si dhe pikat kryesore të projektit të ri që do të filloj së implemtuari së shpejti dhe që, ndër tjerash, do të ketë për fokus themelimin e një Zyre për krime ekonomike.

Në këtë drejtim z. Hyde ofroi mbështetjen e plotë të vendit të tij që do të bëhet përmes këtij projektit dhe rekomandoi që institucionet e Kosovës gjatë punës së tyre prioritet të kenë konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së fituar me vepër penale.

Edhe përfaqësuesit e institucioneve tjera pjesëmarrëse, vlerësuan se vënia në prioritet e konfiskimit të pasurisë së kundërligjshme dhe koordinimi më i mirë ndërinstitucional, gjithnjë duke e ruajtur pavarësinë, janë faktorë shumë të rëndësishëm në luftimin e kësaj dukurie.

Në fund të takimit të pranishmit u pajtuan që rastet e konfiskimit të jenë prioritet i secilit institucion, të ketë koordinim më të mirë ndërinstitucional e ligjor, trajnime për stafin që do të merren me këtë fushë, krijimin e Zyrës vendore për luftë kundër krimit ekonomik dhe krijimin e kushteve për siguri më të madhe për hetuesit e krimeve ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)