Oficerët doganor të Vërmicës marrin mirënjohje
Prishtinë, 15 mars - Drejtori I përgjithshëm I Doganës së Kosovës, z. Bahri Berisha sot shpërndau mirënjohje zyrtarëve doganorë të pikës kufitare Vërmicë, për vigjilencën dhe kontributin në zbulimin e më shumë se 2 milion eurove të falsifikuara.
Me këtë rast Drejtori I përgjithshëm theksoi Në secilën organizatë stafi i saj janë pjesa më e vlefshme, prandaj Dogana duke iu falënderuar stafit të saj është duke bërë një punë të mrekullueshme, falë tyre rezultatet nuk mungojnë.\"
\"Përveç mbledhjes së të hyrave tanimë kemi rritur kapacitetet edhe në zbulimin veprave penale, andaj sot shprehi mirënjohjen time të lartë për oficerët doganor.
Dogana e Kosovës është e vendosur fuqishëm të luftoj dukuritë negative, informalitetin dhe është maksimalisht e angazhuar në parandalimin e dëmtimit të qytetarëve të Kosovës, ekonomisë dhe zhvillimit të vendit.