Ofertohen bono thesari në vlerë 30 milionë euro
Prishtinë, 16 qershor Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin e radhës të Letrave me Vlerë, ku u ofertuan Bono Thesari 12 mujore në vlerë nominale 30 milionë euro.
Ministria e Financave njofton se fondet e huazuara përmes këtij ankandi do të përdoren për rifinancimin e Bonove 12 mujore të emetuara më parë.
\"Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 43.15 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 30 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.27% vjetore\", thuhet në komunikatën e MF-së.