14 Nëntor 2024

Ofertë për 1200 vende pune në panairin “Diaspora - investimet dhe punësimi”

Prishtinë, 31 maj - Rreth 40 kompani, investitorë nga diaspora, kompani të Kosovës kanë prezantuar para qindra të rinjve katalogun me rreth 1200 vende të punës në panairin e punësimit, i cili u organizua në kuadër të konferencës “Diaspora – Investimet dhe punësimi”.

Të interesuarit e kualifikuar patën mundësinë që gjatë panairit t’i plotësojnë aplikacionet për punësim varësisht nga pozitat që ofrohen, ndërsa të tjerët po ashtu patën mundësi të aplikojnë për programin e punës praktike në institucionet e Kosovës, të cilin Ministria e Diasporës e ofron për të rinjtë e diasporës.

Ky panair u bashkorganizua nga Ministria e Diasporës, Oda Ekonomike –Gjermane, GIZ-i gjerman, Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë,  Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, KIESA e partnerë të tjerë, ndërsa u vlerësua si më i madhi i këtij i lloji.

Në këtë panair po marrin pjesë kompani të ndryshme nga shtetet gjermanofolëse, kompani kosovaro-gjermane dhe kompani kosovare.

Qëllimi i tij është prezantimi i vendeve të punës, të profileve nga më të ndryshmet, që këto kompani po ofrojnë për të rinjtë e interesuar për punë.

Duke falënderuar organizatorët për organizimin e këtij panairi, ministri i Diasporës, Valon Murati tha se është kënaqësi të jesh në një takim të këtillë pune, i cili do të rezultojë me punësime të reja.

Ai falënderoi sidomos shtetin gjerman, i cili përmes diasporës vazhdon të jetë investitori më i madh në Kosovë. Ministri Murati, po ashtu, i ftoi të rinjtë që të bëhen e pjesë e programit të punës praktike në institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë.

Në hapje të panairit, me nga një fjalë u paraqitën edhe Hykmete Bajrami, ministre  e Tregtisë dhe e Industrisë, ministri i MPMS-së, Arban Abrashi, dhe z. Banjamin Wosten nga Programi për migrim dhe zhvillim.

Të gjithë folësit u shprehën se puna është sfidë e vendit dhe ata që hapin vende të reja të punës janë heronj.
Po ashtu, në panair, të rinjtë u inkurajuan që sa më shumë të shkollohen, në mënyrë që të profilizohen për pozitat që kompanitë kërkojnë.






 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)