OEK-u përkrah bisedimet dhe kërkon përqendrim në çështjet ekonomike
Me ketë rast Gërxhaliu ka përkrahur hapjen e mundësisë së lidhjes së autostradës Vërmicë Merdar me atë nëpër Serbi duke shfrytëzuar për ketë destinim edhe përkrahjen financiare të Unionit Evropian.
Ne si OEK kërkojmë që ne këto negociata të mos dominojnë vetëm çështjet politike po ekonomia te jete prioritet i prioriteteve sepse vetëm përmes ekonomisë dhe avancimit te këtyre proceseve mund te minimizohet distanca, mund te ofrohen interesat, mund te minimizohen dozat e ndryshme radikale dhe ne veçanti qe te kontribuohet ne gjetjen e zgjidhjes përmes dialogut qe kontrabanda ne veri qe ka origjine ne Serbi te ndalohet, tha Gërxhaliu.
Duke u ndalur në informatat për vazhdimin e autostradës Vërmicë Merdar edhe ne territorin e Serbisë, i pari i OEK-ut theksoi se ndërtimi i saj do ti kontribuon jo vetëm bashkëpunimit politik por në rend të parë krijimit të kushteve më të mira për bizneset vendore, do të shkurton rrugën për transportin transit dhe arritjen e mallrave nga Kosova në destinacionet në Evropë. Kjo do të forconte pozitën strategjike te Kosovës, do të faktorizon regjionin dhe do të ndikon në përmirësimin e imazhit të vendit tonë.
Në ketë drejtim kontribut i madh do të ishte angazhimi konkret financiar i Unionit Evropian, i cili sipas Gërxhaliut ka treguar gatishmëri për të përkrahur ketë projekt.
Ne këto biseda duhet të bisedohet edhe për eliminimin e barrierave ne shfrytëzimin e infrastrukturës.
Gërxhaliu tha se duhet diskutuar edhe për çështjen e pensioneve, kursimeve te qytetarëve dhe dëmeve të luftës qe kane lënë gjurme dhe pasoja shume të vështira.
Kryetari I OEK-ut kërkoi që institucionet e vendit ti përgjigjen me përgjegjësi njoftimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit e cila kërkon që në afatin e caktuar te gjithë kreditoret pretendent,ndaj ndërmarrjes Trepça ti paraqesin dëshmitë e kërkesave apo dëshmitë e interesit.
U bëjmë thirrje institucioneve shtetërore te Republikës se Kosovës, Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik ,Ministrisë se Financave, komunave ku operon Trepça ,KPMM-se etj, qe te paraqesin kërkesat e tyre për vlerën e investimeve qe kane bere ne ndërmarrjen Trepça dhe borxhet qe u ka kjo e fundit ne periudha te ndryshme te punës se saj.
Vetëm ne dekadën e fundit Qeveria e Republikës se Kosovës ka investuar rreth 100 milion euro ne ndërmarrjen Trepça ,prandaj konsiderojmë se praktikisht dhe ligjërisht ajo është kreditori kryesor ne ndërmarrjen Trepça, tha Gërxhaliu.
Ai vlerësoi se Trepça është e rëndësisë së veçantë ekonomike, sociale dhe strategjike por edhe si katalizator i minimizimit te tensioneve ndëretnike dhe kërkon dhe e meriton një përkushtim të madh.
Kreu i Odës i dha përkrahje të fuqishme iniciativës se Qeverise për përkrahjen e prodhimeve vendore duke u angazhuar për gjetjen e modalitete për favorizim te tyre ne kontratat e ndërmarrjeve publike.
Janë kontrata te një shume shumë te madhe financiare dhe po qe se ato mjete do te mbeten ne Kosovë do te gjenerohen efekte multiplikative pozitive, do te ketë mundësi te krijimit te vendeve te reja te punës, do te përmirësohet bilanci i pagesave dhe ne ketë drejtim do te favorizohet dhe te fuqizohet sektori prodhues, tha Gërxhaliu.