OEK-u dhe IOM nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Prishtinë, 30 nëntor - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM) kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi e cila siç theksuan krerët e dy organizatave duhet të jete një platforme e një bashkëpunimi te mirëfillte nga i cili do te ketë efekte pozitive ne punën e te dy institucioneve .
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka theksuar se diaspora kosovare e meriton një qasje me pragmatike e qe te jete e informuar dhe e involvuar ne trendët e ndryshme kosovare duke vlerësuar se ky bashkëpunim ne mes te OEK-ut dhe IOM-it do te ketë efekte pozitive.
E dyta do te hulumtojmë mundësitë qe bashkërisht te punojmë ne implemtimin e projekteve për përgatitjen e te kthyerve nga vende te ndryshme te botes ne Kosovë dhe qe ata te mos mbeten barre e shoqërisë kosovare, por vërtetë te jene pjese e forcimit te realitetit kosovar.
Gërxhaliu theksoi se kjo do të kontribuon edhe në gjetjen e mundësive për implementim te projekteve te ndryshme qofte nga Komisioni Evropian qofte nga donatoret e ndryshëm, përmes te cilave do te ndikohet ne rend te pare ne gjetjen e vendeve te reja te punës dhe ne bartjen e njohurive dhe eksperiencës qe posedon diaspora kosovare.
Gerxhaliu tha ne qofte se i referoheni raportit te progresit qasja e te riatdhesuarve është një pike e dobët dhe me siguri një bashkëpunim ne mes te OEK-ut dhe IOM-it do te gjendet mundësi qe kjo forme ose kjo vërejte nga raporti i progresit te mënjanohet ne te ardhmen.
Te dyja palët u pajtuan se ky dokument është i një rëndësie te veçante dhe mbeten me shprese qe një bashkëpunim i tille do te jete model se si duhet te bashkëpunohet edhe me institucione te tjera.