OEK: Situata e biznesit e përkeqësuar në këtë tre mujor
Prishtinë, 1 mars - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) me mbështetje të qeverisë gjermane përmes organizatës GIZ ka prezantuar sot të gjeturat mbi klimën e bizneseve për tre mujorin e katërt të 2013, ku gjendja vlerësohet të jetë përkeqësuar krahasuar me tremujorin e tretë te vitit 2013.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu duke falënderuar qeverinë gjermane për mbështetje dhënë Odës Ekonomike në realizimin e këtij indikatori, bëri krahasimin mes tremujorëve dhe u shpreh që një indikator i tillë aplikohet nga më se 100 vende të botës, të cilat pastaj orientojnë politikat e tyre ekonomike nga rezultatet e këtij indikatori.
Kosovës i mungojnë të dhënat mbi trendet ekonomike, andaj qëllimi i OEK-ut është që përmes këtij indikatori ti ndihmojmëvendit në orientim të politikave dhe në identifikimin e problemeve të biznesit dhe aspektin e punësimit, tha Gërxhaliu.
Kurse Ekrem Hyseni, përfaqësues i organizatës gjermane GIZ, u shpreh që këtij projekti GIZ i ka dhënë rëndësi të veçantë. Përmes këtij barometri në tremujorin e katërt të 2013, kemi mundësi të shohim se si ka qenë gjendja reale e bizneseve, vlerësimi dhe pritjet e tyre, u shpreh Hyseni.
Berat Rukiqi, këshilltar strategjik në Odën Ekonomike tëKosovës duke prezantuar të gjeturat tha se këto të dhëna janë të krahasueshme me të dhënat dhe statistikat e vendeve tëBashkimit Evropian. Poashtu, Rukiqi përmendi që këto të dhëna tashmë janë pjesë e raporteve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, si të dhëna të besueshme që vijnë nga sektori privat.
Të gjeturat kryesore në këtë tremujorë janë si vijon:
Situata aktuale e bizneseve është përkeqësuar në tremujorin e katërt të vitit 2013; Rënia është vërejtur tek të gjithë sektorët, por më e thelluar tek tregtia me pakicë; Megjithatë, pritjet për të ardhmen janë më optimiste në krahasim me tremujorët e kaluar; Pengesë kryesore mbetet mungesa e financave (një e pesta e bizneseve kanë theksuar se është pengesë)dhe Indikatori i konferencës është përkeqësuar në tremujorin e katërt.
Oda Ekonomike vlerësoi që është e nevojshme të bëhet financimi i bizneseve përmes projekteve të ndryshme dhenjëherit u cilësua si nismë mjaftë e mirë iniciativa përthemelimin e fondit zhvillimor dhe u rekomandua që të bëhet orientimi i investimeve jo vetëm në infrastrukturë, por edhe nëaspektin e mbështetjes së bizneseve përmes stimujve fiskal përfshirë edhe pushimet nga taksat.