15 Nëntor 2024

OEK: Rritet pakënaqësia e bizneseve

Prishtinë, 12 shkurt - Hulumtimi i Odës Ekonomike të Kosovës “Indikatorë matës i tendencës në biznes  për tremujorin e katërt të vitit 2015” tregon se në tremujorin e katërt  të 2015-ës përqindja e bizneseve që e konsiderojnë situatën aktuale të pakënaqshme ka shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2015, por njëkohësisht .

Poashtu vlerësimet për situatë të mirë kanë shënuar rritje në total te të gjithë sektorëve për 9%, kryesisht për shkak të trendit pozitiv të sektorit të tregtisë me pakicë dhe sektorit të ndërtimit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës SafetGërxhaliu theksoi se ndikim të jashtëzakonshëm në gjendjen ekonomike dhe situatën e bizneseve ka gjendja politike në vend dhe pamundësia që të shtyhen përpara proceset ekonomike të cilat duhet të janë prioritet i prioriteteve të institucioneve të Kosovës.

“ Të dhënat tregojnë se situata e bizneseve është përkeqësuar lehtësisht në tremujorin e katërt të vitit 2015, krahasuar tremujorin paraprak. Ndërsa, krahasuar me TM e njëjte të vitit paraprak (2014) vërehet një përmirësim i lehtë”, konstatohet në raportin e prezantuar sot para medieve.

Pritjet për punësim janë shumë më pesimiste krahasuar me TM paraprak. Sektori i tregtisë me shumicë dhe ndërtimi janë sektorët që në total të sektorëve bënë që gjendja ttë duket jo e favorshme. Në vlerë numerike nga 44% e observimeve për pritje pozitive sa ishin në TM e kaluar, sektori i tregtisë me shumicë ka rënë në -1, ndërsa ndërtimtaria nga 5 në -21.

Gjendja në 6 muajt e ardhshëm pritet të jetë më e mirë, vlerësuar nga pritshmëria e bizneseve të anketuara.

“Rreth gjysma e kompanive presin përmirësim të gjendjes në periudhë ciklike 6 mujore.11% të bizneseve presin përkeqësim të situatës” konstatohet në raport.

Përderisa, treguesi i klimës së biznesit fokusohet në situatën e fitimit të ndërmarrjeve (aktual dhe i pritshëm),indikatori i konfidencës (treguesi i besimit) vë theks më shumë në aktivitetin e biznesit (aktual dhe të pritshëm) pa marrë parasysh se sa fitimprurës është.

Ndryshe treguesi i besimit është përdorur gjerësisht në analizën ekonomike të Komisionit Evropian dhe është në dispozicion për të gjitha vendet anëtare të BE.

Indikatori i konfidencëska shënuar rënie drastike në tremujorin e katërt të vitit 2015, krahasuar me TM paraprak, kryesisht për shkak të vlerësimeve më pesimiste të situatës aktuale që bizneset deklaruan këtë TM.

Nga raporti mund të konkludohet se sektori i tregtisë me shumicë dhe asaj me pakicë kanë vlerësuar gjendja aktuale e biznesit të tyre të jetë shumë më e rënduar; sektorët tjerë kanë pasur performancë pothuajse të njejtë krahasuar me tremujorin paraprakë;

Sa i takon gjendjes aktuale të biznesit, përmirësimi është vërejtur dukshëm tek sektori i ndërtimit, ndërsa pritjet për të ardhmen janë përmirësuar për të gjithë sektorët, përveç sektorit të tregtisë me shumicë i cili pritet të ketë përkeqësim të lehtë në 6 muajt e ardhshëm.

Indikatori i konfidencës ka shënuar rënie të theksuar në tremujorin e katërt të vitit 2015, krahasuar me TM paraprak, nga 10.5 sa ishte TM paraprak në -9.5 në këtë TM.

Ndryshe ky raport është realizuar në mostrën prej  474 ndërmarrjeve dhe në studim janë përfshirë katër sektor - Tregti (shumicë dhe pakicë ndaras), prodhim (përpunimi i ushqimit; reciklimi; përpunimi i drurit, metaleve dhe materialit ndërtimor); ndërtimtari; dhe shërbime (transporti, shërbime profesionale dhe hoteleri).

Mostra për studim është nxjerrë nga databaza e Administratës Tatimore të Kosovës, ndërsa anketa është realizuar në fund të pjesës së dytë të muajit dhjetor dhe fillim te muajit janar 2016
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)