OEK prezanton studimin për digjitalizimin e NVM-ve në Kosovë
Prishtinë, 20 dhjetor - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të prezantojë sot studimin bazë mbi digjitalizimin “Transformimi Digjital i NVM-ve në Kosovë: Sfidat dhe Mundësitë”.
Ky studim është mbështetur nga GIZ CETEP në kuadër të projektit të përbashkët “Partneriteti Strategjik për Transformim Digjital dhe Konkurrueshmërinë e Sektorit Privat”.
Studimi po ashtu është i pari i këtij lloji në Kosovë që trajton në detaje nivelin e transformimit digjital të NVM-ve në Kosovë, shfaq sfidat që bizneset hasin në procesin e digjitalizimit, si dhe rëndësinë e potencialin që ofron transformimi digjital.