06 Nëntor 2024

OEK prezanton rezultatet e studimit mbi barrierat e të bërit biznes në Kosovë

Prishtinë, 22 maj - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) për herë të katërt ka realizuar studimin “Bottleneck” me qëllim identifikimin e barrierave që pengojnë të bërit biznes në vendin tonë. Pengesat e identifikuara janë të jashtme dhe të brendshme.

Si pengesa të jashtme kemi identifikuar pengesat e mjedisit ekonomik, pengesat administrative, kushtet rregullatore dhe aspekte të infrastrukturës.

Përveç kësaj, studimi përfshinë faktorët e brendshëm, kryesisht të lidhur me çështjet menaxheriale dhe operacionale të ndërmarrjeve.

OEK-u do të publikojë rezultatet e këtij studimi, sot në ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës.

Ky studim është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes në Kosovë. OEK-u si përfaqësuesi kryesor i komunitetit të biznesit do t`i paraqes të gjeturat Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve relevante, në mënyrë që të gjithë së bashku të mund të punojmë për përmirësimin e klimës së biznesit në Kosovë, jo vetëm për investitorët e huaj, por edhe për kompanitë kosovare, për ti ndihmuar ato të rriten dhe të zhvillohen.

Studimi përmban konkluzionet dhe rekomandimet të cilat i janë adresuar institucioneve relevante.

Komuniteti i biznesit kosovar gjatë vitit 2017 ka raportuar si barrierën më të madhe “konkurrencën jo lojale nga ekonomia e hirtë” (61%), pasuar nga “kostoja dhe besueshmëria në energjinë elektrike” (51%), “kamatat e larta dhe kostot shtesë për transaksionet bankare” (38%), “mungesa e parasë së gatshme” (32.5) dhe “mungesa e fuqisë punëtore e shkathtë” (31.6).

Vështirësi kompanitë kosovare hasin edhe në “të dëshmuarit e standardeve ndërkombëtare” si rezultat i kostove të larta që ato kanë (21.3%), pasuar nga mungesa e ligjeve adekuate të fushës së ekonomisë (19.2%) që për katër vite me radhë vihet në dukje nga komuniteti i biznesit, për të përmbyllur këtë cikël të barrierave me rregulloret, procedurat e shumta dhe burokratike nga ana e Doganave të Kosovës (15.8%).

Tutje, jo-qëndrueshmëria politike (37.8%) poashtu zë vend në mesin e barrierave, pasuar nga korrupsioni (28.5%), që në vitin 2017 u cilësua si njëra nga barrierat kryesore për bizneset e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)