OEK prezanton "Monitorin e Biznesit Kosovar"
Prishtinë, 14 korrik - Oda Ekonomike e Kosovës do të bëj prezantimin e Monitorit të Biznesit Kosovar, për tremujorin e dytë të vitit 2016.
Gjatë prezantimit do të diskutohen gjetjet kryesore dhe indikatorët kyç ekonomik, bazuar në monitoruesin IFO dhe të harmonizuara me standardet e Bashkimit Evropian.
Në prezantim do të marrin pjesë edhe ministrja e tregtisë dhe industrisë Hykmete Bajrami, përfaqësuesit e ambasadave të akredituara në Kosovë dhe kryetari i OEK-ut , Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtor.
Projekti është mbështetur nga GIZ dhe implementuar nga OEK-u për herën e 14-të.