OEK prezanton klimën e biznesit në Kosovë
Prishtinë, 8 nëntor - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka bërë të ditur se sot do të prezantojë rezultatet e studimit “Klima e biznesit në Kosovë”.
Ky studim është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për komunitetin e biznesit në Kosovë dhe parashikimin e trendeve të ekonomisë së vendit në periudhë tre mujore dhe periudhë ciklike gjashtë mujore.
Indikatori i konfidencës ka shënuar një rënie prej 10.2 p.p këtë tremujor krahasuar me TM paraprak.
Pritjet pozitive për performancë të mirë të biznesit vijnë vetëm nga sektori i tregtisë me pakicë; sektori privat në Kosovë këtë tremujor ka pritshmëri më të ulët për punësim krahasuar me tremujorin paraprak.