05 Maj 2024

OEK përkrah prioritete e zhvillimit ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 22 prill - Oda Ekonomike e Kosovës, si përfaqësuese me e fuqishme e komunitetit të biznesit ka përkrahur sot prioritete e zhvillimit ekonomik të vendit të hartuara nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë takimit që përfaqësuesit e komunitetit të biznesit kishin me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj u tregua interesim i madh dhe u përkrah plani i veprimit  te hartuar nga Qeveria e Kosovës, tha kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu.

“Të gjitha këto procese e kane marr një drite jeshile se vërtet do te përkrahim dhe gatishmëria e komunitetit te biznesit  ne ketë drejtim ka qene e pakontestueshme”,tha kryetari i OEK-ut.

Ai theksoi se janë dhënë rekomandime, sugjerime dhe shprehu besimin se një forme e tille e dialogimit mes institucioneve vendore dhe sektorit privat do te qojnë drejt gjetjes së gjuhës së përbashkët dhe do ti kontribuon implementimit te prioriteteve.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj theksoi se nga pjesëmarrësit në takim ka marrë një përkrahje jashtëzakonisht pozitive.

“Mund te them qe jam shume i inkurajuar se nëse flasim për prioritete, për masat qe duhet marr për rritjen ekonomike, zvogëlimin e numrit të papunëve te regjistruar, kam një konfirmim te fuqishëm te komunitetit te biznesit se te gjitha këto janë mund te realizohen dhe se do ti bëjmë se bashku. Jam jashtëzakonisht i kënaqur se komuniteti i biznesit ka shpreh bashkëpunimit ne fushën e reduktimit te ekonomisë joformale, pra me kalim nga ekonomia joformale ne ekonomi formale”, tha ministri Beqaj.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik theksoi se ka marr mbështetje te jashtëzakonshme sa i përket  vazhdimit te procesit te privatizimit “ bile ishte një  qëndrim unik i te gjithë njerëzve këtu sot se nga këndvështrimi i biznesit te gjitha asetet publike te cilat janë ne proces te transformimit te tyre duhet te transformohet sa me shpejt”.

“Njëkohësisht u debatua dhe u mirëprit shume edhe reduktimi i barrierave në funksionimin e bizneseve, u mirëprit fakti qe kemi projekte konkrete te cilat janë te parapara me afatizim. U propozua qe legjislacioni të revitalizohet dhe i informova se kur flasim për eliminimin e barrierave të biznesit e kemi dërguar  paketën e pare ligjore e cila na mundëson një qasje te tille”.

Ministri Beqaj theksoi se është ndier i lumtur që çështjen e hapura në kohën kur ishte kryetar i OEK-ut janë pjesë e programit qeveritar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)