OEK nis fushatën për parandalimin e punëve të rënda për fëmijët
Prishtinë, 25 nëntor - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka filluar sot fushatën për parandalimin e punëve të rënda për fëmijët.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu me këta rast ka theksuar se një angazhim dhe kontribut i joni i përbashkët ne parandalimin e dukurive te tilla do te jene një garancë për një te ardhme me te mire.
Ai konsideron se të gjithë akterët relevant duhet të punojnë me tepër ne krijimin e një stabiliteti dhe qëndrueshmëri ekonomike ne krijimin e vendeve te reja te punës dhe për një mirëqenie ekonomike e cila kishte me reflektua automatikisht edhe ne aspektin social .
Parandalimi i punëve te rrezikshme për fëmijët nuk mund te jete i suksesshëm nëse nuk ka partneritet, dialogim por mbi te gjitha nuk ka efekt pozitiv ne qofte se nuk ka komunikim te mirëfilltë ne mes aktereve relevant qe fëmijëve dhe ardhmërisë se tyre ti kushtojnë një rëndësi me te madhe, tha kryetari Gërxhaliu .
Sipas kreut të OEK-ut investimi ne te rinj paraqet investim ne ardhmërinë. Në këtë drejtim mediet kanë një rol të jashtëzakonshëm, tha ai.
Lindita Boshtrakaj Organizata Ndërkombëtare e Punës në Kosovë , menaxhere e programit ndërkombëtar për eliminimin e punës se fëmijëve theksoi se prioriteti i tyre është hartimi i një strategjie dhe plani veprimi kundër punës se fëmijëve ne mënyrë qe te vendoset një kuadër i përgjithshëm i prioriteteve te Qeverise se Kosovës bashke me partneret social dhe me partneret tjerë ne adresimin e punës se fëmijëve .
Ajo theksoi se ne tetor te këtij viti qeveria i ka aprovuar dy dokumente - dokumentin e strategjisë nacionale dhe planit te veprimit kundër punës se fëmijëve, bartës të së cilave janë MPMS.