05 Nëntor 2024

OEK nënshkruan Memorandum me Zyrën e Koordinatores për Zhvillim të OKB-së

Prishtinë, 8 korrik - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Zyra e Koordinatores për Zhvillim të OKB-së (UNDCO) do të nënshkruajnë sot Marrëveshjen e Mirëkuptimit mes të dyja institucioneve.

Qëllimi i këtij Memorandumi është të sigurojë një kuadër bashkëpunimi dhe të lehtësojë dhe forcojë bashkëpunimin midis Palëve, në mënyrë jo ekskluzive, në fushat me interes të përbashkët.

Bashkëpunimi synohet përmes programeve të bashkëpunimit midis Palëve për zbatimin e nismave që rrisin aftësitë për punësim të fuqisë punëtore në Kosovë, veçanërisht për gratë dhe të rinjtë, rrisin produktivitetin e bizneseve të gjelbra dhe kontribuojnë në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm brenda Axhendës 2030.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij bashkëpunimi është që UNDCO të mbështes rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse në Kosovë, mbështetjen e ndërmarrësisë së grave në nivel lokal dhe promovimin e iniciativave të gjelbra lidhur me  Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që dalin nga rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 25 janar 2018.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)