OEK në Holand promvon gratë në ndërmarrësi
Prishtinë, 11 dhjetor - Sot kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu priti delegacion qe u kthye nga Holanda,të cilët për tri jave ishin pjesëmarrës ne Programin Ekzekutiv për Promovimin e Gruas në Ndërmarrësi.
Programi Ekzekutiv u organizua nga 19 nentori deri me 7 dhjetor nga Shkolla për Menaxhment e Maastricht në Holand , kur prej Odes Ekonomike të Kosovës mori pjese znj. Emine Daci, Këshilltare e Kryetarit për sektorin e Agrobiznesit dhe znj. Azemine Hajdari nga GIZ. Program ky i financuar nga GIZ.
Ky Programi mblodhi ekspert të fushave të ndryshme të ekonomisë nga 14 shtete dhe kontinente të ndryshme duke përfshirë Azinë, Afrikën, Amerikën Latine dhe Evropën , pra përfaqësues nga: Honduras, Cuba, Irak,Kurdistan, Georgia, Nigeria, Tanzania, Zimbabwe, Cambodia, Kosova etj me qellim të adresimit të çështjes gjinore në aspektin e zhvillimit ekonomik.
Objektivat e këtij programi ekzekutiv kane qenë:
· Kuptimi i ndërmarrësise nga perspektiva e zhvillimit makro-ekonomik
· Kuptimi dhe roli i ndërrmarresise nga perspektiva gjinore
· Ndikimi i kontekstit institucional në zhvillimin e ndermarresise (start-up, rritja ekonomike dhe dalja) zgjedhjet dhe sjelljet e grave sipërmarrëse dhe sipërmarrjeve të tyre në vendet në zhvillim
· Shkëmbimi i praktikave të ndryshme, instrumenteve dhe promovimi politikave për gratë sipërmarrëse , si dhe zhvillimi i vlerësimit te përshtatshmërinë dhe efektit
· Zhvillimi i iniciativave se si të mbështeten sipërmarrjet e grave, ndërveprimi
dhe shkëmbimi i përvojave me pjesëmarrës të tjerë nga vendet e ndryshme dhe ligjërues
Për tri javë në këtë kurs u adresuan çështjes të ndryshme që kanë të bëjnë me rolin e gruas në zhvillimin ekonomik, u shkëmbyen eksperienca nga vendet në zhvillim dhe vendet e zhvilluara, u organizuan takime me Gra në Biznes,konferenca, vizita në biznese të udhëhequra nga gratë etj.
Si pjese mjaft e rëndësishme ka qenë edhe zhvillimi i koncept dokumentit për adresimin e aspektit gjinor në zhvillimin ekonomik nga çdo njëri përfaqësues dhe organizmi i garës për zgjedhjen e konceptit me të mirë ku përfaqësuesit nga Kosova e zunë vendin e dyte.
Përfaqësuesja nga OEK u dhe GIZ-i duke u bazuar në shumë studime dhe eksperienca të ndryshme të cilat tregojnë se gratë sipërmarrëse gjatë dekadës së fundit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe se në vendin tonë janë një burim i rëndësishëm i pa shfrytëzuar.
Përpilimin e koncept dokumentit për adresimin e kësaj çështjes e prezantuan në OEK ku Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu e mirëpriti dhe potencoi se është mjaftë e rëndësishme angazhimi dhe gjetja e mënyrave efektive për promovimin e ndërmarrësisë së grave në kontekste të ndryshme ekonomike dhe bashkëpunimi me partner të ndryshëm nga Institucionet Qeveritare për implementimin e strategjive nga mekanizimi i krijuar dhe krijimi i një ambienti të volitshëm për gratë sipërmarrëse.
OEK u është mjaft i interesuar dhe në bashkëpunim me GIZ-in do të zbatojnë dy projekt pilote në ketë fushë ku si grupe të targetuara janë studentet e posa diplomuara të interesuara për fillimin e biznesit dhe gratë në viset rurale në sektorin e Agrobiznesit .Ku njohuritë dhe praktikat e mira të marra nga ky Program ekzekutiv do të kenë mundësi te zbatohen edhe në Kosovë.