OEK nderon me mirënjohje Ambasadorin Kramariq
Prishtinë, 3 shkurt Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Besim Beqaj i dorëzoi sot një çmim të veçantë Dr. Zlatko Kramariq, Ambasador i Republikës së Kroacisë i akredituar në Republikën e Kosovës.
Kryetari i OEK-ut . Besim Beqaj, në pranin e disa biznesmenëve eminent nga Kosova, theksoi kontributin e jashtëzakonshëm te Ambasadorit Kramariq në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, politik, kulturor dhe social në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.
Gjatë takimit u diskutua edhe rreth eliminimit të barrierave nga e kaluara si dhe u theksua se ardhja e Ambasadorit Kramariq i ka dhënë qasje pro aktive zgjidhjes së tyre.
Ambasadori Kramariq falënderoi Odën Ekonomike të Kosovës dhe menaxhmentin e saj për bashkëpunimin korrekt dhe profesional si dhe për kontributin në ngritjen e nivelit të bashkëpunimit ekonomik.
Të dyja palët u zotuan që kjo formë e bashkëpunimit të avancohet në të ardhmen.