OEK ndan mirënjohje për ndërmarrjen “Vali Ranch”
Prishtinë, 11 maj - Sot në lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ndahet mirënjohje për ndërmarrjen “Vali Ranch”, gjegjësisht për Fehmi Ferati për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, promovimin e vlerave të ndërmarrësisë vendore, promovimin e investimeve të diasporës si dhe në përmirësimin e imazhit të Kosovës në përgjithësi.
Fehmi Fetahu është një ndër biznesmenet më të suksesshëm të diasporës kosovare në Zvicër, i cili posedon edhe kompaninë “Fetaxid” në të njejtin vend ku ka një numër të madh të punësuarve dhe gëzon një reputacion të lartë aty ku vepron.